Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ai beson se një vaksinë mund të jetë gati deri në fund të vitit. Por sa mundësi ka kjo?vaksine
“Ne kemi shumë besim se do të kemi një vaksinë në fund të vitit 2020”, tha ai gjatë një interviste për Fox News.
Shkencëtarët në të gjithë botën aktualisht po garojnë për të zhvilluar një vaksinë të tillë, por shumica e ekspertëve presin që ajo do të jetë gati për shpërndarje masive diku në vitin 2021. Mirëpo, Trump e pranoi se po bënte një parashikim të afatit kohor për vaksinën më herët sesa këshilltarët e tij mjekësorë.
“Mjekët do të thoshin, mirë, nuk duhet ta thuash këtë. Unë do të them atë që mendoj”, tha ai.
BBC shkruan sot se ka kaluar një muaj që kur u zhvillua prova e pare ne Seattle. Por ka ende shumë për të bërë. Edhe nëse testet fillestare të sigurisë shkojnë mirë, vaksina do të duhet të kalojë në prova klinike, rregullatorët e ilaçeve duhet ta aprovojnë atë dhe duhet të zhvillohet një mënyrë për ta prodhuar atë në një shkallë të madhe.
Vaksinat normalisht duhen vite, nëse jo dekada, për tu zhvilluar. Shumica e ekspertëve mendojnë se një vaksinë ka të ngjarë të vihet në dispozicion nga mesi i vitit 2021, rreth 12-18 muaj pasi virusi i ri, i njohur zyrtarisht si Sars-CoV-2, u shfaq fillimisht.
Ky do të ishte një veprim i madh shkencor dhe nuk ka garanci se do të funksionojë. Katër koronaviruse tashmë qarkullojnë në qeniet njerëzore. Ato shkaktojnë simptoma të zakonshme të ftohjes dhe ne ende nuk kemi vaksina për asnjë prej tyre.