Një ditë para ndeshjes së rëndësishme me Partizanin në Shkodër për Superligën, trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz ka dalë para gazetarëve. Tekniku kuqeblu ka folur për gjendjen e ekipit, mungesat por edhe rivalët e Partizanit. Duke folur për mediat, Jonuz është shprehur i bindus e kjo ndeshje do të kalohet me sukses.
“Ndeshje e rendesishme, kemi tre mungesa, Ramadani, Hristov dhe Marku por do te bejme mire ne fushen e lojes. Pas ndeshjes me Kukesin qe morem nje pike, jemi me mire moralisht. Mungesa e rezultateve tek Partizani e mobilizon me shume ate ne ndeshjen me ne. Edhe ne kemi presion, por besoj do ta kalojme me sukses”, ka thënë Jonuz.