Besiana Kadare zgjidhet zëvendëspresidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së…

Besiana Kadare, e bija e shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare është emëruar zëvendëspresidente në sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Lajmin e ka dhënë vetë Kadare në një postim në rrjetet sociale, duke shkruar se është një privilegj dhe përgjegësi e jashtëzakonshme të ketë një post kaq të rëndësishëm.

Shqipëria do të përfaqësojë Europën Lindore në OKB, përfshi Ballkanin, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Armeninë etj.


STATUSI I BESIANA KADARESË

Krenare të njoftoj se Shqipëria merr postin e zëvendëspresidentit në sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara! Është një nder i veçantë të shërbejë si zv.presidente e këtij sesioni historik dhe mezi pres të punoj me Ambasadorin Volkan Bozkir, Presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme nga Turqia.

Është një privilegj dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme për t’i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një shikueshmëri të madhe në arenën ndërkombëtare.

Secili grup rajonal në KB përfaqësohet me një Zëvendës President në Asamblenë e Përgjithshme. Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore (anëtarët e EEG përfshijnë Ballkanin, Evropën Lindore, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Azerbaidjanin, Armenia etj.).

# UNGA75

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media