Besëlidhja dhe Pogradeci ndeshen të mërkurën, caktohet data kur Vllaznia luan me fituesin e çiftit në play- out…

Kategoria e Parë ka javën finale, ndërsa skuadrat do mësojnë fatet e sezonit. Me zonën e kryesuesve dhe skuadrat që kanë mësuar ndeshjet play-off, Vllaznia e Superligës pret me ankth rezultatin e kundërshtarëve të mundshëm.


Ndeshja mes Besëlidhjes dhe Pogradecit do të luhet në datën 29 korrik, në orën 18:00. Takimi do të zhvillohet në Elbasan Arena, ndërsa rezultati i duelit pritet me kërshëri në Shkodër.

Të besuarit e Hysen Dedjes do të ndeshen në duelin shtesë me fituesin e këtij çifti, për të shpresuar te një rezultat pozitiv, që do t’i mbante sërish edhe edicionin tjetër në elitën e futbollit në vend.

Kuqeblutë janë zyrtarisht në zonën play-off të Superligës, ndërsa do të ndeshen me fituesin e çiftit Besëlidhja– Pogradeci në datën 5 gusht. /Newsport/

ShkodraWeb Media 2017 – 2020 © TË GJITHA MATERIALET NË KËTË FAQE MUND TË PËRDOREN LIRISHT NGA INDIVIDË E MEDIA, DUKE CITUAR NGA JANË MARRË. FALEMINDERIT!

ShkodraWeb Channel
ShkodraWeb Marketing