
Pak minuta para nisjes së sesionit të ri parlamentar ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Lulzim Basha do jetë zëri kryesor i opozitës në Kuvend. I pyetur nga gazetarët, Berisha tha se për këtë nuk ka asnjë diskutim. “Pa asnjë diskutim”. “Është zhvillim shumë pozitiv që kryetari i PD-së është deputet. Ka qenë një gabim legjislatura e kaluar, kur Basha nuk ishte në parlament”, u shpreh Berisha. /gazetaexpress/