Nga Sali BERISHA
Dy ditë pas samitit të Londrës edhe ai i Sofjes u gajas me gaztorin, siç e quajnë tani piktorin dështak!
Të dashur miq, Edi Rama, kudo që shkon shkakton gaz dhe tallje. Java që shkoi ishte kulmore në këtë aspekt.
Kështu, në fillim të javës ai u përqesh nga e gjithë salla e të pranishmëve në samitin e Londrës sa u detyrua të pyesë edhe vete se çka për tëe qeshur kur deklaroi esëll se kaq i madh ishte vërshimi i turistëve drejt Shqipërisë saqë vitin e kaluar 25% e tyre për mungesë vendesh në hotele anuluan udhëtimin për në Shqipëri?!!
Pas kësaj, vetëm dy ditë më vonë, gajasje dhe përqeshje të madhe piktori dështak shkaktoi edhe në Samitin e Sofjes të liderëve të Ballkanit Perëndimor kur deklaroi se kapën pa asnjë njoftim paraprak dhe bashkëpunim me vendet partnere kontejnerin me 613 kg kokainë që vinte nga Kolumbia, i cili madje iu shpëtoi vendeve anëtare të BE. Ndërkohë që të gjithë e dinin se:
-destinacioni dhe bosët politikë të drogës ishin në kreun e ekzekutivit në Shqipëri dhe jo në vendet e BE dhe se
-për këtë kontejner me drogë, Marina Kolumbiane kishte njoftuar me kohë policinë shqiptare që të priste drogën dhe Guardia di Finanzia kishte shoqëruar tragetin, nga porti i Livornos ku ishte konstatuar droga, në portin e Maltës dhe që andej në Durrës, sikundër i kishte dorëzuar informacionin prokurorisë shqiptare!
Kështu, piktori dështak, pasi u nxor jashtë nga foto familjare me liderët e rajonit me zëvendëspresidentin Pence në Podgoricë për atletet e kuqe dhe u bë gaz i mediave po për atletet e kuqe në Samitin e Triestes, tani ka hequr dorë nga atletet dhe ka kaluar tek bukëvalet, për të cilat fiton më shumë përqeshje dhe tallje!
