Akuza të forta janë bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha për krimin dhe bandat që kontrollojnë vendin. Berisha ka listuar disa nga qytetet më të rrezikuara nga kriminelët, që sipas tij, pas Elbasanit situata është e vështirë dhe në Shkodër e Vlorë.
Duke shënjestruar direkt Edi Ramën, Berisha tha jashtë dyerve të Kuvendit se ai është në krye të Meduzës së krimit të organizuar.
“Po del e qartë çdo ditë si drita e diellit se Shqipëria është në darën e tmerrshme, në sundimin e plotë të dorgës, qeveritarëve të krimit. Në këtë kontekst, dua t’iu them se ajo që shpërtheu në Elabasan dy herë mos tre më agresive është në shkodër, qytet nga i cili po ikin biznesmneët, po idorëzojnë krimit bizneset, sepse serial-killer dhe trafikantët në Shkodër bëjnë ligjin në cdo sekond. Vlorën e patë vetë në c’katandisje ëhstë.
Pra, shqipëria ka një krye të Meduzës së krimit të organizuar dhe kreu i Meduzës është Edi Rama dhe çdo deklaratë që i devijon kësaj nuk e ndihmon luftën ndaj krimit, por i jep strehë atij që është koka e Meduzës.
Për mua kumbara i Shqipërisë është Edi Rama, sepse kur iu kërkua të mos vendosë Artur Bushin, e vendosi. Është Rama që iu tha shqiptarëve se burrë më të ndershëm se Elvis Rroshi nuk ka.”, deklaroi Berisha.