Ish-kryeministri Berisha ka tronditur sërish me informacionet që publikoi në emisionin ‘Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News 24”. Ai tha se Fatmir Xhafaj është i mbytur deri në fund nga dosja e vëllait të tij. E ndërsa shtoi se në Shqipëri gjenden plot 9 miliardë euro drogë e fshehur në tunele dhe magazina.
“Edi Rama kishte vullnetin e mbjelljes së drogës. Ato ishin mbjelljes, e ndërsa tani jemi në korrjen e saj. Të paktën 9 miliardë euro gjenden në tunelet dhe magazinat e Shqipërisë, të cilat bëjnë ligjin në çdo qelizë të vendit.”
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Studio e Hapur”, në “News 24”, ka komentuar çështjen Tahiri. Ai është shprehur se ish-ministri ka pasur rolin e tij në bandës e drogës së udhëhequr nga “Habilajt”.
“Ai u kishte shitur targën dhe jo makinën Habilajve. Ai kishte vendosur postin e tij si transportues droge. Po kështu ka qenë dhe skafi. Ai gënjen sepse ai ka shitur një skaf tek Habilajt. Të gjitha mjete e transportit ai i shiste tek Habilajt, si ka mundësi? Në këtë mision Saimir Tahiri detyrë që të mos u prisheshin plantacionet e Habilajve. Pse nuk u arrestua Balili? Balili ishte i fuqishëm, por Habilajt ishin më të fuqishëm se Balili” tha Berisha.