Skip to content
21 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Politika

“Berisha nuk donte fitoren e PD në 2021”, Lulzim Basha: Berisha- Rama janë bashkë, mbyllja e listave parazi i radhës

ShkodraWeb 13 July, 2024
lulzim basha 2024

Lulzim Basha thotë se Sali Berisha nuk donte që PD të vinte në pushtet në vitin 2021. Kjo sipas Bashës për faktin se Berisha nuk donte një PD jashtë kontrollit të tij dhe jashtë interesave të familjes së tij.

Në podcastin e radhës me Ermal Peçin dhe Marsid Gupin, Basha gjithashtu tha se Berisha po i jep ‘tapi’ dhe 4 vite të tjera pushtetit të Edi Ramës, me kusht që të mbajë ‘tapinë’ e Partisë Demokratike të uzurpuar me ndihmën e kryeministrit.

“Prandaj e ka thënë fare qartë Berisha, ishte fat i madh që nuk erdhi Partia Demokratike në pushtet në 2021-in, e ka thënë publikisht, mediatikisht. Pse? Nuk do një Parti Demokratike jashtë kontrollit të tij, jashtë interesave të tij e të familjes së tij, e të klientëve të tij. Është më mirë dhe më i sigurt me Edi Ramën, se i bashkojnë të njëjtat interesa, të njëjtat ankthe, të njëjtat frikëra, sesa me një Parti Demokratike që kryen një evolucion, pra ripërtërihet dhe kalon në një gjeneratë tjetër, kalon në një brezni tjetër politikanësh, kulturash politike dhe mendësie politike”, tha Basha.

Basha akuzon Ramën dhe Berishën se janë bashkë dhe kjo sipas tij u tregua nga amnistia, dështimi i komisionit të Reformës Zgjedhore. Ndërsa shton se pazari i radhës mes tyre është mbyllja  e listave, pasi Berisha e Rama nuk i duan listat e hapura për deputetë.

“Shkurt dhe qartë janë bashkë për interesat e tyre, kundër interesave të shqiptarëve. Dhe gjithçka të re që kërcënon këtë bashkësi të tyre, e shohin si armik të përbashkët. Prova e para është amnistia me të cilën liruan të korruptuarit dhe lanë protestuesit. Prova e dytë është prishja e komisionit të Reformës Zgjedhore dhe tani shumë shpejt pazari që po gatuhet për të mbyllur listat. Sot listat janë të hapura me vendim të Gjykatës Kushtetuese, që do të thotë kush merr më shumë vota, shkon në Parlament. As Edi Rama, as Sali Berisha nuk i duan listat e hapura. Listat janë një nga instrumentet e pushtetit të tyre okult, që nga Kushtetuta e 2008-ës, se bashkë e bënë kushtetutën që kryetari i partisë të kishte në dorë gjithçka. Të ishin zotër e ta trajtonin partinë politike si orendi shtëpiake. Ndaj, tani po luajnë lojën tjetër, të mbyllin listat. Dhe stacioni final i këtij pazari me anë të cilit Sali Berisha po jep tapi dhe 4 vite të tjera të pushtetit të Edi Ramës, me kusht që të mbajë tapinë e Partisë Demokratike të uzurpuar me ndihmën e Edi Ramës, stacioni tjetër është që të godasin kërcënimin më të madh në 34 vite kundër politikanëve të korruptuar dhe korrupsionit në tërësi, që është Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, është SPAK-u”, vijoi Basha.

ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “Po planifikohet atentat ndaj meje”, ish- presidenti Gjukanoviç njofton autoritetet malazez, njoftimi nga Kosova
Artikull pas: “Krenar për dy boksieret e Vllaznisë”, kryebashkiaku Beci uron Nelson Hysën për titullin europian, Arjon Kajoshin për fitoren

TË FUNDIT

Berisha-jorida-tabaku-kalaja
  • Kryesore

“Nuk ka prova për këtë…”, Kalaja tha se Tabaku pati mbështetjen e oligarkëve, reagon Sali Berisha…

ShkodraWeb 21 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 maj 2025…

ShkodraWeb 21 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 maj 2025…

ShkodraWeb 21 May, 2025

TË FUNDIT

  • “Nuk ka prova për këtë…”, Kalaja tha se Tabaku pati mbështetjen e oligarkëve, reagon Sali Berisha… 21 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • RETRO – “25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë në Shqipëri!”, kur Sali Berisha kontestonte zgjedhjet në 2021 20 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit 20 May, 2025
  • EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi 20 May, 2025
  • STATISTIKAT – Përfundimi i numërimit të votave në Qarkun Shkodër, PS rritje të dukshme, PD humb shumë pikë… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Hapësirë unike kushtuar trashëgimisë e historisë së Shkodrës”, Beci: Muzeu i Lundrimit po merr formë 20 May, 2025
  • “Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët”, shpërthen keq në PD, Kalaja akuza deputetes demokrate 20 May, 2025
  • KUVENDI I RI – PS me 53 emra të rinj, PD me “gardën” e vjetër në parlament, 43 nga lista e mbyllur, 7 nga ajo e hapur 20 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

Berisha-jorida-tabaku-kalaja
  • Kryesore

“Nuk ka prova për këtë…”, Kalaja tha se Tabaku pati mbështetjen e oligarkëve, reagon Sali Berisha…

ShkodraWeb 21 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 maj 2025…

ShkodraWeb 21 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 maj 2025…

ShkodraWeb 21 May, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 maj 2025…

ShkodraWeb 21 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.