Berisha lë takimin e radhës me demokratët, ja ku do të jetë ditën e premte me “Foltoren” e tij…

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, njoftoi mbajtjen e Foltores së Lushnjes të premten më 5 nëntor. Takimi do të zhvillohet nesër në orën 17:00 në Pallatin e Kulturës.

Njoftim!

Nesër, ditën e premte me datën 5 nëntor në ora 17:00 në Pallatin e Kulturës ‘Vaçe Zela’ të Bashkisë së Lushnjes do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Lushnjes të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!


Open

Close