Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Berisha ju bëri njerëz, ju nuk i jepni as dorën”, Nikollë Lesi “shpërthen”: O plehra mosmirënjohëse…

ShkodraWeb 27 January, 2022
nikoll lesi berisha kuvend

Sot shkoi në parlament, pas 4 muajve mungesë prej “Foltores”, ish-kryeministri Berisha. Foli, trazoi, turbulloi qetësinë e parlamentit dhe iku. Por ajo që ra në sy ishte se vetëm një deputet i PD-së, Tomorr Alizoti, i dha dorën Berishës.

Të tjerët deputetë nga radhët demokrate as nuk ngritën kokën për ta parë në sy kur ai doli e foli në podiumin e Kuvendit. Bënin sikur nuk e shikonin!

Dakort se Basha ka shkuar deri në armiqësi me të, por të tjerët deputetë që para 9 shtatorit 2021 ngriheshin në këmbë apo turreshin me vrap ti jepnin dorën?!

Natyrisht që sejcili ka bindjen vetjake apo interesin e momentit, por së paku mirënjohja dhe respekti duhet të mbizotërojë te njeriu, aq me tepër kur flitet për “baballarët e kombit”.

Kamera e TV kapi deputetët e PD-së të cilët kanë kaluar në anën e Bashës, që kur kaloi Berisha afër tyre në sallën e Kuvendit, bënin sikur nuk e kishin mendjen nga ish-lideri i tyre dhe shtrydheshin sikur po flisnin kokë me kokë!

Edhe njëherë më duhet të sqaroj se nuk flitet se një dhënie dore apo përshendetje të bën të ndryshosh kauzën apo qëndrimin tënd në këtë duel Basha-Berisha.

Kjo lidhet me kulturën e munguar shqiptare, sidomos në politikë, që MOSMIRËNJOHJEN e ka si udhë për të bërë karrierë apo për të rrujt ndojë tendër ngqa buxheti i shtetit.

Po kështu ka ndodhur me ish-kryeministrin Fatos Nano, kur ra nga pushteti në shtator 2005, kur humbi edhe PS-në. Jam dëshmitar se si në hotel Rogner, asokohe, Nano rrinte vetëm me Bashkim Finon dhe kur kalonin deputetë apo ish-ministra të kohës së tij bënin sikur nuk e shikonin. Ose kur përballeshin, ndërronin udhë!

“Kultura” e mosmirënjohjes është e përhapur në Shqipëri, por sidomos në Tiranë te pjesa e politikës, por jo vetëm. Kështu do t’i ndodhë me vonë edhe Edi Ramës, sapo të ikë nga pushteti. As Elisa Spiropali nuk do ta respektojë!

Le pastaj kryebashkiakët që do të jenë të parët që do të flasin për bëmat e Edi Ramës, si dikur Beria për Stalinin! E kjo vjen se dhe vetë këta liderë apo ish-lider kanë zgjedhur jo meritokracinë në drejtim por servilët, shërbetorët,etj.

Dhe natyrisht kjo kategori, pa dinjitet, kështu vepron kur bien nga kali ata që i kanë emëruar pa meritë. /Nga Nikollë LESI/

Post navigation

Previous: “Jam i shokuar, keni mbështetjen e futbollit ndërkombëtar”, Infantino reagon pas tritolit në shtëpinë e Dukës
Next: FOTOLAJM – “Kiu Fiu i selisë së PD- së”, pas emërimit të Enkelejd Alibejt në Shkodër, publikohet fotoja e veçantë…

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.