Berisha ja quajti “mizerabel”, sot Basha i dha duart nje keshilltari (emri)

Me sa duket, deklarata e ish-liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berishës, në lidhje me ata që i quajti “këshilltarët mizerabël” të Lulzim Bashës, po sjell efektet e para tek kryetari i PD-së. Në mënyrë jozyrtare mësohet se Basha ka shkarkuar ditën e sotme këshilltarin e tij për mediat, Neritan Sejamini. Ende nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që ka çuar Bashën drejt këtij vendimi, ndërsa mund të themi se Sejamini ka pasur një rol kyç në imazhin e kësaj partie.
Kujtojmë se gjatë fushatës elektorale Neritan Sejamini ishte një ndër personat më të rëndësishëm të PD-së, duke qenë se prej tij varej se cili nga anëtarët e partisë do të prononcoheshin për mediat. Le të presim se cili do të jetë këshilltari i radhës, së cilit Basha “do t’i vejë fshesën”, sikurse edhe Neritan Sejaminit.