
Ish kryeministri Sali Berisha ka folur pas protestës së opozitës, duke folur shkurt por me mesazhe të forta.
Sipas Berishës, nga sot, Kryeministri Edi Rama është thjesht një kufomë e pakallur.
Berisha ka deklaruar se 27 janari i sotëm është qartësisht një shfaqje e vullnetit të Shqipërisë për të larguar Ramën dhe për të varrosur 25 qershorin e zgjedhjeve, të fituata nga Rama përmes krimit.
“Sot më 27 Janar me vullnetin e tyre të lirë qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë varrosën 25 qershorin, ditën e triumfit të krimit dhe narkozgjedhjeve. Ikën zgjedhejt, Edi Rama është kufomë e pakallur”,- tha Berisha./gazetaexpress/