Shkruan në Facebook Zef Çuni, ish- yëvendësministër i Kulturës në qeverinë “Rama 1”: Sot një kandidat nga fundi i listës së PD kishte mbledhur një grup artistësh dhe u premtoi që Teatrin “Migjeni” do ta bënte teatër kombëtar.
Më përpara ish- kryeministri Berisha e kishte shpallur teatër metropolitan por asgjë nuk ndryshoi. Po ky tani është më i zoti dhe do të bëjë teatër kombëtar. Mirë që nuk tha që në vend të drejtoreshes Rita Gjeka do të jetë Margarita Gjepa.
LEXONI EDHE: “Teatri “Migjeni” do të kthehet në teatër kombëtar”, Bardh Spahia jep lajmin e madh në takimin me artistët…
Përtej humorit Teatri “Migjeni” nuk ka nevojë për tituj, ai i ka gjithë titujt e botës për korifejtë që e themeluan e për artin e madh që luajtën aty.
Teatri ka nevojë për nië reformë që tentohet prej 25 vitesh por që nuk u pranua kurrë. Teatri ka nevojë për një konceptim bashkëkohor ku artistët të trajtohen me dinjitet.