Diten e sotme Rama ne fillim dhe Berisha me pas, jane marre me rrugen e Velipojes. Shefi i qeverise ka folur per ritmet e punes, ndersa ish- kryeministri duke perdorur nje “qytetar dixhital” ka thene se ritmet jane te avashta dhe nuk perfundon dot deri ne maj, sic njoftoi kryeministri mengjesin e sotem. Por ne fakt, skandali i vertete qe po konsumohet ne kete riparim te rruges se Velipojes eshte tjeter dhe pasojat do te jene te renda me shume neser se sot. Dhe cudia me e madhe eshte se ish- kryeministrin nuk e njofton as banori qe sot ka raportuar si “qytetar dixhital“.
Pergjate aksit rrugor qe po zgjerohet, kalon edhe tubacioni kryesor i ujesjellesit qe furnizon gjithe zonen deri ne ish- Komunen Velipoje, sot njesi administrative e Bashkise Shkoder. Firma qe po kryen punimet, e interesuar thjeshte per zgjerimin e rruges, nuk po tregon vemendjen e duhur ndaj ketij tubacioni shume te rendesishem e jetik, sic eshte uji i pijshem per njerezit. Sic e shikoni edhe ne fotot me poshte, gjate punimeve tubacioni eshte demtuar ndjeshem. Por kjo do te ishte e keqja me e vogel. Tubacioni tashme po betonohetn ne tere gjatesine e tij. Cili eshte problemi,mund te pyes ndokush? Sic ka treguar e kaluara e afert dhe e larget, keto tubacione duhet te jene te lirshme per te nderhyre ne te gjithe gjatesine e tyre. Nje defekt sado i vogel, nje carje e tubacionit apo edhe lidhja e nje degezimi te mundshem ne tubin kryesor, tashme do te jete e pamundur. Sepse tubacioni eshte mbuluar me nje zgare celiku sic e shikoni edhe ne foto e mbi te, do te hidhet beton. E ne fund, shtrati i rruges me te gjitha shtresat e nevojshme. Per nje defekt sado te vogel, ai qe do te marre guximin te nderhyje, duhet te caje asfaltin me te gjitha shtresat e tij, me pas duhet te thyeje betonin e ne fund krejt te sharroje hekurat e zgares. Dhe e gjithe kjo, duhet bere ne nje rruge turistike dhe nacionale, e cila tashme jo vetem ne vere por edhe ne stinet e tjera eshte mjaft e frekuentuar nga mjetet motorike. Pa harruar se po flasim per ujin e pijshem dhe riparimi i cdo defekti duhet bere brenda nje kohe sa me te shkurter te mundshme.