
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot dhe nesër qeverinë në qarkun e Beratit, në kuadër të nismës për t’u zhvendosur me kabinetin të paktën një herë në muaj në një qark të vendit. Qeveria do të inspektojë disa investime në infrastrukturë në këtë qark, dhe pas vendimeve të qeverisë do të ketë një komunikim me median. Kryeministri do të ketë një aktivitet të veçantë për vendimin e anulimit të koncesioneve mbi kanionet e Osumit.
Ditën e shtunë, do të ketë një mëngjes pune me të gjithë drejtuesit e institucioneve të rajonale dhe vendore, ndërsa në fund do të zhvillohet një takim me qytetarët për të nxitur përfshirjen e tyre në portalin e bashkëqeverisjes me njerëzit.
AXHENDA E PLOTE E MBLEDHJES SE QEVERISE NE BERAT
E Premte 23 Shkurt 2018
13:30 Nisja per ne Berat
15:00 Ndalese tek Rruga Ura -Vajgurore-Kucove-Dragot. Inspektim i punimeve ne perfundim Rruga Ura -Vajgurore-Kucove-Dragot. Vijim per tek Mbrojta lumore-Diga: Mbjellje pemesh
15:50 Vijim i rruges per ne Berat
16:00 Mbledhja e Keshillit te Ministrave (Grand White City) –Ministrat dhe zv/ministrat
17:00 Deklarate per Media e Kryeministrit mbi vendimet e marra
17:30 Event: Planet e zhvillimit te Qarkut te Beratit –(FSHZH, Turizmi, Infrastruktura, Kultura) Pallati Kultures –Te gjithe
Pjesemarresit ne Panel dhe radha e prezantimeve:
· Klosi
· Kumbaro
· Gjiknuri
· Philipp Keller, zvAmbasador Zviceran
· Beci
· Fjala permbyllese e kryeministrit
18:30 Vizite ne Qendren Mesjetare Teqeja e Helvetive si dhe lancimi i projektit te rikostruksionit te saj me fondet TIKA bashke me Xhamine e Beqareve dhe te Xhamise Mbret (KM, Drejtori i Pergjithshem I Fondit TIKKA, Kumbaro, Klosi, Deputetet e Qarkut, Prefekti)
19.00 Darka me 10 te ftuarit e spikatur te sektorit.
24 shkurt 2018
Ora 8.30-9.30 mbjellje pemesh nga gjithe kabineti ne vende te ndryshme
9:30 Takim me drejtuesit e administrates vendore e qendrore (Salla e mbledhjeve te Bashkise Berat) per:
· sherbimet publike,
· reforma ujit,
· skemat mbeshtetese ne bujqesi
· prioritetet rajonale
150 pjesemarres
10:30 Nisja e kabinetit te qeverise per inspektime sipas axhendave te paracaktuar
Kryeministri:
10:30 Nisja per Uje Vajgurore
10:40 Inspektim i Thertores se re me standarde bashkekohore ne Orizaj (Rama, Niko Peleshi, Klosi, deputetet, prefekti)
11:00 Vijim per ne Uren Vajgurore
11:30 Nisma ime ne kuader te Bashkeqeverisjes me njerezit: Guroret e mbyllura dhe pyllezimi i zones (Rama, Klosi, Kryetari bashkise, deputetet, prefekti dhe 150 qytetare)
12:30 Nisja per Drenovice
12:50 Vizite ne serat e Drenovices dhe bashkebisedim me fermeret dhe studentet e trajnuar per te asisituar fermeret per ndertimin e projekteve fituese (KM, Niko Peleshi, Klosi, deputetet, prefekti)
13:10 Nisja per ne Kozare
13:30 Dreke me familjen fermere te Hekuran Cepes (Rama, Niko Peleshi, Klosi, Felaj)
14:30 Nisja per Kucove
15:00 Rilindja urbane e Kucoves (Lagjja 11 janari) – KM, Klosi, Felaj, Prefekti
15:30 Kthim ne Tirane







