EMRAT – “Benz”-i përplaset me motorçikletën, humb jetën në aksident 60 vjeçarja nga fshati Dajç….

Një grua ka humbur jetën, ndërsa bashkëshorti i saj ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dajç, në aksin Lezhë-Shkodër dhe sipas policisë, një “Benz” është përplasur me motoçikletën, ku po udhëtonin burrë e grua.

“Në vijim të informacionit paraprak ju informojmë së si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja Liza Daija, 60 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në motoçikletë dhe ka marrë dëmtime bashkëshorti shtetasi Fran Daija, 62 vjeç, banues në Dajç, drejtuesi i motoçikletës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në një njoftim të policisë.

NJOFTIMI I PARË I POLICISË

Rreth orës 19:30,  në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Dajç,  automjeti tip”  Benz ” është përplasur me një  motoçikletë, ku si pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë  transportuar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri, ende të paidentifikuar.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel

Open

Close