
Numri dy i qeverisë dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka shkuar në Kryeministri pasi GJKKO caktoi ndaj saj masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim dalje nga vendi”.
Belinda Balluku supozohet se ka shkuar në godinën qeveritare për t’u takuar me Kryeministrin Edi Rama, por ende nuk ka informacion zyrtar. Zëvendëskryeministrja, zyrtarja më e pushtetshme e qeverisë Rama, është nën akuzë dy herë për shkelje të barazisë në tendera.




