Bekim Balaj sinjale të forta për Edi Rejan në prag të grumbullimit të Kombëtares, shënon dopietë me Shturmin

Bekim Balaj ka “shpërthyer” sot në Austri. Sulmuesi kuqezi ka shënuar dopietë në ndeshjen e raundit të 1/32-ave të Kupës së Austrisë kundër Insbrukut, ekip i ligës së katërt të Austrisë.


Pasi realizoi fillimisht në minutën e katërt, Balaj shënoi dhe në minutën e 29-të të sfidës duke e çuar rezultatin në 4-0. Aktualisht, Sturm Grazi kryeson me rezultatin 5-0.

Një sinjal shumë i mirë për Shqipërinë e cila brenda pak ditësh do të nisë përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Per sulmuesin shkodran gjate veres u perfol se mund te largohej nga Shturm, megjithate drejtuesit ngulen kembe ta mbajne ne skuader.

Dhe fillimi i sezonit te ri duket shume i mbare me keto dy golat e sotem. Shpresojme qe ai te beje te njejten gje edhe me Kombetaren ne ndeshjet e pas pak diteve.

© ShkodraWeb Media - Të gjitha materialet në këtë faqe mund të përdoren nga media të tjera, duke përmendur emrin e burimit të informacionit nga janë marrë.

ShkodraWeb Channel