Behet i gjalle hajduti i kepuceve ne xhami, tregon se pse i vodhi

Nje person i identifikuar si Eduart Kaziu, ka rrefyer publikisht ne rrjete sociale se eshte ai personi qe shfaqet ne nje video te publikuar nga Imami Ahmed Kalaja. I ri ka pranuar se ka marre kepucet, por ka treguar edhe arsyen. Ne sqarimin e tij ne Facebook, ai shkruan: “Prsh miq, dashamirës, vëllezër besimtarë. I bëj thirrje z. Ahmed Kalaja, imamit të xhamisë “Dine Hoxha”, pasi të zbardhet e vërteta, të më kërkojë falje publikisht e ta fshijë videon në youtube brenda 24 orëve. Për këtë tragjedi që më ka shkaktuar pa të drejtë dhe pa gjetur personin e duhur, hajdut, se unë jam besimtar i devotshëm dhe për xhami jam kontribuues me qendrat e zërit, bëj thirrje pët Ezanin, janë dëshmitarë gjithë xhemati i fshatit tim që kam kontribuuar për hir të Allahut. Lum ai që çon në shtëpinë e Allahut. Prej 10 vitesh falenderoj Allahun që më ka dhuruar familjarisht 5 kohësh edhe të mbuluar. Jam Eduart Kaziu, familjar me profesion këngëtar. Para disa ditësh më morën ose mi ndërruan kur po falja namazin. Para disa ditësh edhe unë atë bëra. Nuk e fala atë namaz. I zgjidha edhe ika me plotë vetëdije këpucët e reja kur po falja namazin dhe erdha të marr ato si këpucët serioze që më kishin marrë. I lashë atletet plotë i vetëdijshëm siç mi morën ose ngatërruan këpucët e mia, se e di që ka kamera se kam falur namazin me qindra herë në xhaminë e madhe të Tiranës “Dine Hoxha”. Do shkoja të performoja live dhe të nesërmen kisha dasëm. I lutem imamit të xhamisë “Dine Hoxha” të gjejë personin e duhur”. /ShkodraWeb/