
Pasi organet e drejtësisë kanë vendosur në arrest shtëpie ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa agjencitë ligjzbatuese kanë shkatërruar bandën e trafikut të marijuanës së “Met Kananit”, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Bashkimi Evropian ka përgëzuar punën e bërë së fundmi nga institucionet publike të vendit tonë.
Pa i përmendur tekstualisht këto dy raste, BE-ja është mjaftuar që t’i përgëzojë autoritetet shqiptare për goditjet e kohëve të fundit ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Bashkimi Evropian përgëzon punën e autoriteteve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe zhvillimet e fundit pozitive lidhur me hetimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ndërsa rikujton se prezumimi i pafajësisë është një element themelor i së drejtës për një procedurë të drejtë gjyqësore, Bashkimi Evropian gjithashtu shpreh pritshmërinë e tij që autoritetet shqiptare ta vazhdojnë me vendosmëri luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është thelbësore për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.”, thuhet në deklaratën e Bashkimit Europian për këtë çështje.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!