BE na mbylli dyert për shkak të rritjes së numrave të pandemisë, Manastirliu tregon ç’do ndodhë pas dy javëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shprehet se vendimi i Bashkimit Europian për të mos hapur kufijtë me Shqipërinë është bazuar vetëm në kriterin epidemiologjik të situatës në dy javët e fundit, pra rritjes së numri të infeksioneve.

E ftuar në emisionin Java në RTSH, Manastirliu deklaroi se BE pas dy javësh do të bëjë një tjetër vlerësim sa i përket kufijve.


“Është një vendim që do të vlerësohet sërish dy jave më pas. Vlerësimi që është bërë, është një kriter puro epidemiologjik. Kriteri që Europa ka vendosur është numri i rasteve të prekura për 100 mijë banorë në dy javët e fundit”, tha Manastirliu.

Sipas ministres Manastirliu, rritja e rasteve erdhi pasi në momentin e hapjes pati një relaksim nga ana e qytetarëve.

 ABCOM ║ VODAFONE