Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në Jug të vendit. Mësohet se është plaçkitur depoja e armëve në Pashaliman. Nga raportimet e para thuhet se në këtë bazë ushtarake janë rrëmbyer armë të llojeve të ndryshme gjatë natës.
Ushtari që duhet të ruante armët, nuk ishte në vendin e punës në momentin që ndodhi vjedhja. Nga të dhënat raportohet se janë vjedhur tre armë automatike. Kjo vjedhje konsiderohet si ngjarje e paprecedentë, ndërsa janë shoqëruar edhe pesë ushtarakë.
Armët kanë qenë në një tip kasaforte, e cila është hapur me forcë. Aty panë që mungonin 3 armë, që sipas burimeve të gazetarit Enrik Mehmeti arrijnë vlerën e 8 mijë eurove.
Dyshohet se mund të jetë një person i brendshëm që mund t’i ketë vjedhur këto armë duke qenë se ngjarja ka ndodhur brenda repartit ushtarak.
Sipas informacioneve në bazë ka shumë kamera dhe në pjesën e kantierit. I vetmi vend ku mungojnë kamerat e instaluara është pikërisht vendi ku qëndronin armët. /Burimi:BW/