
Një foto e shkrepur në një moment shumë interesant ku kryeministri Edi Rama dukej se i pëshpëriste diçka në vesh presidentit të Francës Emanuel Macron ka bërë xhiron e rrjetit.
Nga samiti i BE-së në Sofje, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka rrëfyer një pjesë të bisedës midis Ramës dhe Macron. Kjo prapaskenë e panjohur lidhet me një batutë të Ramës ndaj Macron për hapjen e negociatave të Shqipërisë.
Macron-Ramës: Përse doni aq shumë në BE, kur ende as ne nuk jemi gati për t’ju pranuar edhe juve…
Rama: Po ja që duam, ashtu si të gjithë duan të martohen dhe që më pas mund të bëhen pishman…
Pas kthimit nga kryeqyteti i Bullgarisë, gjatë konferencës me gazetarët, Rama hodhi idenë se mundësia e hapjes së negociatave për pranimin e Shqipërisë në BE është ende larg dhe se nuk e kishte marrë dritën jeshile.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!