Skip to content
10 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Bashkohuni me ne, me kushtin e vetëm…”, Berisha thirrje deputetëve të PD që dolën kundër Bashës: Ja pse nuk dorëhiqet Brava

ShkodraWeb 9 March, 2022
berisha konference shtepia lirise

Ish-kryeministri Sali Berisha iu ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët kërkuan dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha, pas rezultatit në zgjedhjet lokale të 6 marsit, që t’i bashkohen asaj, që Berisha e quan opozita e vërtetë.

Në një konferencë për media, Berisha tha se kushti i vetëm për këta deputetë të PD që t’i bashkohen atij, është dhe mbetet vetëm vota e lirë, ndërsa shtoi se Basha nuk e jep dorëheqjen nga PD, pasi “ai është një peng, që nuk e ka në dorë veten e tij”.

“Zgjedhjet e 6 marsit nxorën në dritën e diellit para shqiptarëve se Shtëpia e Lirisë, në të cilën PD ka rolin kryesor, përbën opozitën e vërtetë shqiptare. Më 6 mars 70% e popullit opozitar votoi për partinë e vërtetë demokratike. Ky ishte një nga produktet më të rëndësishme, rezultatet më të rëndësishme, të 6 marsit, ku në këtë ditë qytetarët i dhanë përgjigje të merituar Edi Ramës, i treguan atij se lojën me fasadë-opozitë, peng-opozitë, ata nuk e pranojnë, por e hodhën në kosh të plehrave. Unë gjej këtu rastin të ftoj çdo demokrat e demokrate që të lexojë mesazhin e 6 marsit dhe të bashkohemi si opozitë e vërtetë për të ecur drejt fitores së sigurt në zgjedhjet e ardhshme”, tha Berisha.

Pyetje: A keni pasur kontakt me deputetët që i kanë kërkuar largimin Bashës?

Kam ndjekur zhvillimet brenda selisë së Lul Bravës dhe bunkerit të blinduar. Vlerësoj e përshëndes qëndrimet e deputetëve të PD, të cilët sapo konstatuan me fakte se brava-opozita është një opozitë falso, e shtirë, ata shprehën qëndrimet e tyre të drejta, kërkuan vendime, që Lul Brava nuk i merr kurrë, sepse nuk e lejojnë. Unë i ftoj ata të bashkohen me elektoratin e tyre, të bashkohen me PD, të kontribuojnë në konsolidimin e saj. I garantoj plotësisht se ligji i pandryshueshëm dhe i vetmi kusht i këtij bashkimi është dhe mbetet vota e lirë. Çdo njeri që pranon votën e lirë si mekanizëm, bashkimi midis demokratëve që janë të vendosur të qëndrojnë si opozitarë të vërtetë, është shumë i mirëpritur të bashkohet me ne.

Pyetje: Si do e hiqni Bashën?

Gara është e hapur, PD është në një proces reformimi të plotë. Cilido që është i gatshëm të kontribuojë në këtë proces dhe ka besim te vota e lirë, është plotësisht i mirëpritur. A jep dorëheqjen Lul Brava? Unë them që ai është një peng, që nuk e ka në dorë veten e tij, por keqpërdoret e keqshfrytëzohet deri në fund, sa të mos mbetet asgjë tek ai.

Post navigation

Previous: KQZ jep 3 mandate për bashkitë e dala nga zgjedhjet e 6 marsit, Shkodra dhe dy të tjera në verifikim dokumentacioni
Next: MINUTA E FUNDIT – “PD s’ mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë”, Grida Duka jep dorëheqjen si nënkryetare

TË FUNDIT

moto fest 2026

OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë…

ShkodraWeb 10 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë… 10 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve 9 May, 2026
  • Nga Rrmaji në Gramoz, identifikohen 6 vendvarrime të personave të zhdukur në diktaturën komuniste 9 May, 2026
  • OPINION – Kush është i pamëkat, të hedh gurin e parë…drejt Robert Ndrenikës… 9 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • “Prova gjenerale” për Superioren, Alban Xhaferi ngre lart trofeun e kampionit të Vllaznia B në të Tretën 8 May, 2026
  • NGA ARTAN FUGA – Përse Partia Demokratike edhe organizon zgjedhje edhe nuk do zgjedhje…? 8 May, 2026
  • VIDEO – Sezoni turistik, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër përmirëson rrjetin e kanalizimeve të ujrave të zeza 8 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moto fest 2026

OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë…

ShkodraWeb 10 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
full hd.03_45_42_17.Still057

VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve

ShkodraWeb 9 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.