Bashkimi Europian pozicionohet për zgjedhjet në Bjellorusi, Merkel: Absolutisht nuk mund të njihen…

Bashkimi Europian nuk njeh zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se zgjedhjet nuk ishin as të drejta dhe as të lira.


“Zgjedhjet nuk ishin as të drejta dhe as të lira dhe për këtë arsye, ato absolutisht nuk mund të njihen”, tha Merkel.

Po ashtu, Merkel u shpreh se BE mbështet udhëheqësit e opozitës, kurse shtoi se dënon dhùnén e ushtruar nga pushtetarët ndaj protestuesve paqësorë. Merkel theksoi se qytetarët e Bjellorusisë duhet të zgjidhin vetë rrugën e tyre, pa pasur asnjë lloj ndikimi.

Angela Merkel paralajmëroi Rusinë, duke thënë se shteti rus kishte ndikim të jashtëm. Më tej, Merkel vlerësoi se BE dënon në mënyrë të egër dhùnén e ushtruar ndaj protestuesve në Minsk e qytete të tjera bjelloruse.

“Të gjithë të burgosurit politikë duhet të lirohen pa kushte. Për më tepër, pushteti dhe opozita duhet të ulen në tryezë për të biseduar me njëri –tjetrin për një zgjidhje sa më të mirë”, deklaroi Merkel.

Mbështet ShkodraWeb Media

Kandidatja për presidencën në Bjellorusi Sviatlana Tsikhanouskaya i kërkoi Bashkimit Evropian të mos i njohë rezultatet e zgjedhjeve në Bjellorusi. Ajo deklaroi se zgjedhjet ishin të padrejta dhe rezultatet e tyre janë falsifikuar.

Gjithashtu, BE ka thënë se do të vendosë sanksione edhe ndaj të gjithë atyre zyrtarëve bjellorusë, që kanë marrë pjesë në grabitje të zgjedhjeve.

ShkodraWeb Channel