Ne nje deklarate te shperndare per mediat, Bashkia Shkoder ben me dije ecurine e deritanishme per vendosjen e kamerave te sigirise ne shkollat ne juridiksionin e saj. Institucioni njofton se jane vendosur sisteme kamera monitorimi ne 7 shkolla te mesme brenda “vijave te verdha” dhe procesi do te vijoje edhe gjate 2018-es, cdo gje me fondet e buxhetit lokal. Megjithate, Bashkia Shkoder nuk ka nje afat se kur do te perfundoje i gjithe procesi. Me poshte, deklarata e plote e Bashkise Shkoder.
Bashkia Shkodër, vendosjen e kamerave, si masë shtesë e sigurisë publike, e ka cilësuar si pjesë të standardit të punës së saj. Që në vitin 2016, në vitin 2017, dhe në dy vitet e ardhshme në projetet e rikontruksionit te objekteve shkollore janë përfshirë vendosja e kamerave të sigurisë në çdo shkollë.
Gjatë dy viteve Bashia Shkodër ka siguruar që duke nisur nga shkollat me numrin më të madh të nxënësve, dhe sipas grupmoshave me prioritet, të sigurojë vendosjen e kamerave të sigurisë. Këtu përfshihen edhe konviktet në Shkodër.
Kështu këmi mundësuar pajisjen me kamera të sigurisë në shkollat:
-
1- Shkolla e mesme artistike “Prenkë Jakova”
-
2- Shkolla e mesme e përgjithshme “28 Nëntori”
-
3- Shkolla e mesme e përgjithshme “28 “Jordan Misja”
-
4- Shkolla e mesme e përgjithshme “Kolë Idromeno”
-
5- Shkolla 9-vjeçare “Branko Kadija”
-
6- Konvikti i Shkollës artistike “Prenkë Jakova”
-
7- Konvikti i shkollës profesionale “Arben Broci”
