Bashkia Shkoder ka publikuar ne faqen e vet ne Faceboook kalendarin e aktiviteteve per 28 nentorin, si Dita e Pavaresise se vendit. Sic mund ta konstatoni edhe me poshte ne banerin e pergatitur nga Bashkia, aktivitetet startojne me 23 nentor dhe perfundojne me 28 nentor nen titullin “Java e Pavaresise”. Do te kete nje larmi aktivitetesh kulturore artistike qe do te kulmojne ne sheshin “Nene Tereza” me hedhjen e fishekzjarreve. Ajo qe bie ne sy, eshte “harresa” per 29 nentorin, e cila eshte feste zyrtare dhe njihet si “Dita e Clirimit” te vendit ne fund te Luftes se Dyte Boterore. Bashkia Shkoder mesa duket ka vendosur te vijoje traditen, duke mos e perfshire ne kalendarin e aktiviteteve te saj per 2017-en. Prej vitesh tashme, vijon “beteja” politike per keto dy data, te cilat e majta i bashkon ndersa e djathta perjashton 29 nentorin. Pavaresisht se ne Kushtetute dhe ne ligj eshte feste zyrtare, Bashkia Shkoder vazhdon te “mos e njohe” si te tille.
Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!