
Duke nisur nga dt. 12 mars, segmenti rrugor nga Parruca drejt Xhabijes do të jetë i hapur në dy sense qarkullimi.
Ky ndryshim në organizimin e qarkullimit bëhet me qëllim lehtësimin e lëvizjes së mjeteve dhe reduktimin e trafikut në disa zona të qytetit të Shkodrës.
Policia Bashkiake dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të jenë në bashkëpunim të vazhdueshëm, për të siguruar mbarëvajtjen e qarkullimit dhe orientimin e drejtuesve të mjeteve gjatë zbatimit të këtij ndryshimi.
Drejtuesit e mjeteve ftohen të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e autoriteteve. /Njoftim i Bashkisë Shkodër për mediat/





