BY PASS-i që po ndërtohet në Shkodër është një fatalitet dhe e lë gjithmonë të përmbytur qytetin. Ky është mendimi i disa prej inxhinierëve shkdoran gjatë një ballafaqimi që u bë me drejtues të Autoritetit Rrugor në një takim në këshillin e bashkisë.
By PASS-i po ndërtohet në dy lote. Loti i parë është në pjesën që përfshin edhe Dobraçin e Ri ndërsa loti 2 është tek ura e Bunës dhe pjesa e liqenit. Për lotin 2 inxhinierët shkodran u shprehën se përmbyt qytetin për shkak të kuotave të larta. Vitor Delia, supervizor në lotin 2 tha se kuotat janë ulur maksimalisht ndërsa ky projekt nuk sjell përmbytje.
Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi përmendi disa prej problematikave që ia ka përcjellë ARRSH-së gjatë dëgjesave publike për planin vendor ndërsa drejtori i ARRSH Afrim Qendro deklaroi e është vetë bashkia Shkodër që e ka miratuar këtë projekt.
Të pranishëm në këtë ballafaqim ishin edhe disa banorë të zonës Dobraç i Ri të cilëve u është marrë 40 dynym tokë dhe janë afro 40 familje të prekura që nuk janë shpronësuar. ARRSH mori përsipër që të shohë dosjet dhe të bëjë shpronësimin e atyre që kanë dokumentacionin përkatës. /realitetipost.al/