Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj: Në dëgjesën publike për Projekt Paketën Fiskale dhe Projekt Buxhetin e vitit 2025, me banorët e Njësive Administrative Kelmend, Kastrat dhe Shkrel.
Dëgjuam kërkesat, propozimet dhe sugjerimet tuaja, të cilat do të reflektohen në përgatitjen e draftit final për Paketën Fiskale dhe Buxhetin. Zëri juaj është i rëndësishëm.