Situata në Bashkinë e Shkodrës për orën 23.00, date 6 mars 2018
Në Njësinë Administrative Ana e Malit:
Situata vazhdon të përkeqësohet. Sipërfaqja nën ujë ka kaluar 900 ha. Rrugët dytësore në fshatin Obot janë bllokuar, ndërsa uji i është afruar banesave deri tek shkallët e shtëpive.
Qindra ha toke edhe ne Muriqan jane mbuluar nga uji. Sipas prognozave, nësë vijojnë shkarkimet nga hidrocentralet, në fshatin Obot nuk mund të hyhet më as me makinat e larta të ushtris, por vetem me varka me motor për lëvizjen e banorëve.Ujësjellës Oblika 1 është përmbytur, pra nuk është në funksion. Si rrjedhojë janë pa ujë të pijshëm pallatet në Oblikë dhe një pjesë e fshatit Oblikë, në total 800 banorë. Rrezikon të përmbyttet ujësjellësi Oblika 2. Ka nevojë emergjente për bazë ushqimore për blegtorinë.
Në Njësinë Administrative Dajç:
Nga ora 17.00 deri në orën 23.00, niveli i ujit është rritur me 20 cm. Sipërfaqja e tokës së përmbytur është mbi 70 ha dhe konkretisht: Mushan mbi 30 ha, Shirq mbi 30 ha dhe Darragjat 10 ha.
Energjia elektrike për momentin është rikthyer pas ndërprerjes prej disa orësh në të gjithë territorin. Për momentin, lëvizja nuk është problem, por është e rëndësishme të njoftohet komuniteti për nivelin e shkarkimeve pasi banorët i kanë stanet në fusha dhe mund të dëmtohen.Situata vijon të mbahet në monitorim nga Bashkia e Shkodrës, e cila eshte e angazhuar me te gjithë strukturat e saj.