NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Bashkia e Shkodrës me një njoftim të rëndësishëm për përfituesin e Ndihmës Ekonomike për muajin mars…

Pagesa e Ndihmës Ekonomike tashmë mund të tërhiqet nga përfituesit. Njoftimi jepet nga Bashkia e Shkodrës, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook. Mësohet se Bashkia ka kryer pagesën e Ndihmës Ekonomike pranë Degës së Thesarit dhe qytetarët mund ta tërheqin pranë sporteleve të Postës Shqiptare apo bankave ku kanë llogaritë e tyre.


“Të dashur bashkëqytetarë! Bashkia e Shkodrës ka kryer pagesën së Ndihmës Ekonomike për muajin mars 2020 pranë degës së Thesarit Shkodër. Banorët e Njësive Administrative, mund t’i tërheqin pagesat në Filialet e Postës Shqiptare afër vendbanimit të tyre. Banorët e qytetit mund t’i tërheqin pranë Zyrave të Postës Shqiptare apo pranë bankave ku i marrin zakonisht.”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Shkodër. /ShkodraWeb Media/