Bashkia e Shkodrës ka nisur rikonstruksionin e rrugës “Lugoçesme”, investim nga të ardhurat vendore me vlerë 437 milion lekë.
Është një rrugë me gjatësi 800 metër linear dhe projekti parashikon 3600 m2 asfalt, 1300 m2 trotuare, linja KUZ përfshirë rrjetin kryesor dhe lidhjet me banesat prej 1260 metër linear, linja KUB kanal betoni i mbyllur 1 m x 1 m 800 metër linear, 950 metër linear linja ujësjellësi, 26 shtylla me ndriçim LED, 800 metër linear linjë për fibër optike, sinjalistikë vertikale dhe horizontale.