Një tragjedi familjare ka ndodhur në Vojvodinë në Serbi dhe shkak për këtë është bërë rrjeti social Facebook.
Ratko Jovanovic i ka prerë fytin gruas së tij Dragana, pasi kishte lexuar mesazhet e saj në Facebook me një burrë nga Vjena. Policia bën me dije se pasi i ka prerë fytin gruas ai ka kryer edhe vetëvrasje.
Ratko dyshonte se Dragana e kishte njohur një mashkull tjetër derisa ishte në Austri, në punë të kohëpaskohshme dhe me të kthyer në shtëpi ai i bënte presion që ajo të pranonte se e ka mashtruar. Pasi që gruaja nuk e bëri këtë, ai e morri thikën dhe e preu në fyt. Kur kishte parë se çfarë ka bërë, me thikë të njëjtë filloi ta therte veten”, thotë një dëshmitar për gazetën serbe”,- shkruan gazetametro.net.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!