Policia e Shkodrës merr në mbrojtje 15 vjeçarin E.M., i arrestuar nga prokuroria e Shkodrës për ngjarjen ku humbi jetën Endri Mustafa.
Ai konsiderohet si dëshmitari kryesor i ngjarjes që tronditi Shkodrën në 17 maj në zonën e Livadeve. I mituri dhe familjarët e tij janë marrë në mbrojtje nga policia e Shkodrës ndërsa burime pranë policisë thanë se tashmë kanë nisur procedurat për dhënien e statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë për 15 vjeçarin.
Për shkak të moshës së vogël, nuk është izoluar në burg por do mbahet në një qëndër paraburgimi në Kavajë, që ka si synim rehabilitimin e të miturve që përfshihen në te tilla ngjarje