Skip to content
20 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Bashkë me Perëndinë, e shoqëronte dhe polici”, 100 vjetori i Hafiz Sabri Koçit, si e kujtonte Visar Zhiti në burg

ShkodraWeb 13 May, 2021
hafiz sabri koci

Duke kujtuar me respekt në 100-vjetorin e lindjes (13 Maj 1921) Hafiz Sabri Koçin, lexoni se si e ka përshkruar atë në burg bashkëvuajtësi i tij, shkrimtari i njohur Visar Zhiti…

HOXHË SABRI KOÇI

Hoxhë Sabri Koçi, më i heshturi se të gjithë të burgosurit e heshtur bashkë, që se si e lidhte peshqirin mbi kokë për të të kujtuar çallmën, gëzonte besimin e kujdo në burg, sipër tij e jashtë.

Të vinte t’i bije në gjunjë. I gjatë dhe i dobët, me një ecje të përhedhur, sikur çapitej zbathur nëpër shkretëtirë, në Mekë, ku rëra përvëlonte. Ngjante si me mjekrën e bardhë, që s’lejohej. Në poezinë time të fshehtë e krahasoja me një minare lëkundëse në një tërmet pa mbarim.

Hoxhë Sabriun e nxirrnin shpesh jashtë burgut, rregullonte çezmat si hidraulik, tubacionin e ujësjellësit nëpër fshatra e deri në qendër, në qytetin e vogël verior.

Kuptohet, bashkë me Perëndinë, e shoqëronte dhe polici, por nuk i rrinin mbi krye me automatik, kur ai punonte e djersitej. Nuk ikën ai, i bindet ligjit, burgun e shikon si provë.

Është njeri i pagojë. Por zien nga mendimet. Feja është vepra që bën, dhe kjo dëshmon se kush je. Në Islam nuk vendos askush, ka barazi mendimi. Pushteti nuk duhet të prodhojë ide zotëruese.

Duhet të fitojë ideja më e fortë intelektuale si në Islam. Kurani është fjala e Zotit, Profetin e zgjedh Zoti si zëdhënës të Tij. Hoxhë Sabriu as me veten s’flet me zë, jo më me të tjerët. Heshtte… /Publikuar në Facebook nga gazetari Agron HOXHA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “E merituam fitoren, ishim më mirë se kundërshtari”, Brdariç pas fitores në Ballsh: Avdijajn e pritëm shumë…
Artikull pasardhës: Partizani- Tirana, nuk ka fitues, gëzojnë Teuta për garën për titullin dhe Vllaznia e Laçi për “Europën”…

TË FUNDIT

cokookrem

“Rrezik për shëndetin!”, çokokrem me salmonelë në tregun shqiptar, importi nga Gjermania bllokohet nga AKU

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Rrezik për shëndetin!”, çokokrem me salmonelë në tregun shqiptar, importi nga Gjermania bllokohet nga AKU 20 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 prill 2026… 20 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 prill 2026… 20 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 prill 2026… 20 April, 2026
  • Dy të paraburgosur në Reç rrahin punonjësin e policisë së burgut, detajet nga ngjarja e rëndë… 19 April, 2026
  • VIDEO – Vazhdon të digjet landfilli i Bushatit, 20 efektivë dhe 3 mjete zjarrfikëse, nuk po i shuajnë dot… 19 April, 2026
  • Arrestohet 25- vjeçarja në makinë pa patentë, shpallet në kërkim 34- vjeçari që grabiti në Zdrale dyqanin 19 April, 2026
  • “Në pritje të përgjigjes nga institucionet”, KF Vllaznia i del në krah Martinit për bojkotin e Sakos… 19 April, 2026
  • DETAJET – Zbulohet bazë prostitucioni në Shkodër, arrestohet 5 persona, 3 shtetase kolumbiane… 19 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

cokookrem

“Rrezik për shëndetin!”, çokokrem me salmonelë në tregun shqiptar, importi nga Gjermania bllokohet nga AKU

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.