
Partia Demokratike ka reaguar pas lajmit se Lulzim Basha ka ndërruar shtëpi, duke u shvendosur në një prej vilave super-luksoze të kompleksit “Long Hill”.
PD nuk e mohon se Basha ka lënë shtëpinë e tij aktuale në katin e 12-të të një pallati pranë Stadiumit Qemal Stafa, dhe thotë se është zhvendosur përkohësisht në një shtëpi me qira, për shkak se banesa aktuale ka pësuar dëme nga tërmeti i madh i 21 shtatorit.
Reagimi i plotë i PD:
Në disa media është shpërndarë një dezinformim i qellimshëm lidhur me banesën e kryetarit të PD Lulzim Basha. Pas disa dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, banesa e zotit Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme. Për këtë arsye zoti Basha dhe familja e tij janë zhvendosur përkohësisht në një banesë me qera, që nuk ka asnjë lidhje me fotot e rreme të shpërndara nga disa portale të kontrolluara nga qeveria. Banesa me qera e familjes së zotit Basha jo vetëm nuk ka pishinë, por është më e vogël sesa banesa e tij në rindertim. Gjithcka tjetër është trillim i sponsorizuar nga qeveria.