Skip to content
24 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

Basha zbulon në Shkodër emrin e “deputetit të Dukagjinit” pjesë e “dosjes 184” për shit- blerjen e votave…

ShkodraWeb 4 years ago

Kryetari i PD-së Lulzim Basha pas takimit në Koplik zhvilloi edhe një takim tjetër me të rinj dhe qytetarë shkodranë, pjesa më e madhe e tyre e diplomuar jashtë shtetit. Basha foli për betejën e nisur nga opozita, e cila tha se u shkëput nga qeveria e lidhur me oligarkët për të mbërritur në destinacion, atë të vlerave europiane. Gjatë fjalës së tij, Basha ka identifikuar një deputet të Qarkut të Shkodrës, i cili është pjesë e dosjes 184 për shit- blerje të votave. Në ndërhyrjet e tij në bashkëbisedim me të rinjtë, Basha nuk ka kursyer as akuzata për qeverinë aktuale, duke parashtruar edhe piketat e qeverisë që do të ndërtojnë demokrtatët me ardhjen e tyre në pushtet.

“Dora e zezë e krimit që është bërë njësh tash 6 vjet me dorën e një qeverie kriminale, që është në themel të kapjes së shtetit, siç e ilustron dhe Departamenti i Shtetit në raportin që sapo publikoi javën e kaluar. Është në themel të kapjes së çdo pushteti, në themel të kapjes së institucioneve, në themel të kapjes së ekonomisë, në themel të kapjes së universiteteve, dhe për të cilën jemi bashkuar si asnjëherë tjetër në 28 vite. Qytetarët e lirë shqiptarë, me shkodranët në ballë, dhe opozita politike, e cila duke djegur mandatet, refuzoi të jetë pjesë e këtij parlamenti të krimit, dhe ka vendosur t’ia kthejë edhe njëherë vendimmarrjen qytetarëve, përmes votës së lirë dhe të ndershme. Kjo është domethënia e betejës që kemi nisur, ndërsa destinacioni dihet, është destinacioni i vlerave evropiane, i vlerave të një shoqërie të lirë, ku gjithësecili të bëjë para përmes meritës, përmes aftësisë, përmes talentit, e në veçanti rinia ta ketë të sigurtë jetën, shkollimin dhe punësimin:,- tha Basha në nisje.

E për të ndalur avancimin e krimit, Basha tha se duhet të largohen ata deputetë, emrat e të cilëve kanë dalë në dosje përgjimesh. Një i tillë tha Basha është deputet në Dukagjin. “Në Dukagjin kemi deputet një ish-trafikant që pastaj është veshur me uniformë policie dhe është kapur pastaj në dosjen 184, duke bërë pazare me Ymer Lalën për të vjedhur bashkinë e Dibrës. Shqipëria e transformuar, Shqipëria e ndryshuar është kjo Shqipëri që do u takojë Elvis Dedëve dhe qindra të rinjve dhe jo Paulin Sterkajve dhe një grushti tjetër kriminelësh që i bëjnë duanë Edi Ramës nga mëngjesi deri në darkë”,- tha Basha.

Basha premtoi shkëputje të lidhjeve të politikës me krimin, nëse vijnë në pushtet. “Qeverisja e ardhshme do asgjësojë çdo lidhje me krimin. T’i kthejmë sigurinë qyteteve dhe lagjeve tona. Na ka marrë frika me pi kafe në Shkodër më thanë. Ky është krimi i Edi Ramës dhe banditëve me të cilët ai qeveris. Ky është një turp. Ne do t’i çojmë prapa hekurave aty ku e kanë vendin. Do t’i shembim shtyllat e sistemit që Rama ka ndërtuar. Ka vënë trarë të padukshëm që ju qytetarët të mos keni mundësi të përparoni”,- vijoi Basha.

Tre shtyllat kryesore ku do mbështetet qeverisja e djathtë, sipas Bashës janë: Shkatërrimi i monopoleve, barazia para ligjit dhe fund për binomin krim-politikë. “Do jenë bandat që do struken, jo qytetarët”,- tha kryedemokrati.

Continue Reading

LAJM PARA: “Vëllezërit Bilali”, flet nga Kopliku Lulzim Basha: Të zbardhet, përndryshe ka gisht shteti…
LAJM PAS: Paulin Sterkaj i përgjigjet Bashës: Nuk e di të kem ndonjë dosje por vihem në dispozicion të drejtësisë në çdo moment…

TË FUNDIT

VIDEO – Ish- Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu vizitë në Shkodër, pritet nga kryebashkiaku Bardh Spahia…
  • Kryesore

VIDEO – Ish- Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu vizitë në Shkodër, pritet nga kryebashkiaku Bardh Spahia…

6 hours ago
KAS- i i KQZ- së “rrëzon” Berishën, mbetet në fuqi regjistrimi i PD- së së Alibeajt për zgjedhjet e 14 maj 2023…
  • Aktualitet

KAS- i i KQZ- së “rrëzon” Berishën, mbetet në fuqi regjistrimi i PD- së së Alibeajt për zgjedhjet e 14 maj 2023…

10 hours ago
FOTOLAJM – Frederik Ndoci në krah të Benet Becit, ka edhe një mesazh në vargje për “militantin”…
  • Kryesore

FOTOLAJM – Frederik Ndoci në krah të Benet Becit, ka edhe një mesazh në vargje për “militantin”…

14 hours ago

TË FUNDIT

  • Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin
  • FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…
  • NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…
  • NGA FARUK KALLESHI – Shkodranët të votojnë me 14 maj Benet Becin për ti dhënë fund tranzicionit në Shkodër…
  • VIDEO – Ish- Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu vizitë në Shkodër, pritet nga kryebashkiaku Bardh Spahia…
  • “70% e fitimeve për TCH, 30% për ju…”, zbulohen mesazhet nga Top Channel për Instagramin e Luizit…

TË FUNDIT

Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin
  • Kryesore

Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin

14 mins ago
FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…
  • Aktualitet

FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…

2 hours ago
NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…
  • Kryesore

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…

4 hours ago
NGA FARUK KALLESHI – Shkodranët të votojnë me 14 maj Benet Becin për ti dhënë fund tranzicionit në Shkodër…
  • Aktualitet

NGA FARUK KALLESHI – Shkodranët të votojnë me 14 maj Benet Becin për ti dhënë fund tranzicionit në Shkodër…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.