Basha thumbon Topallin, Patozin e Bregun: Demokratet nuk jane vetem ne Kuvend

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka thumbuar kritikët e tij, të cilët nuk i përfshiu në listat e deputetëve. Ai tha me ironi se të jesh demokratë nuk do të thotë të jesh patjetër deputet. “Të jesh demokrat nuk do të thotë te jesh patjetër deputet. Këtë them unë. Nuk mund të behen të gjithë demokratët deputetë. Ky është mesazhi im. Deputetët maksimalisht janë 140, demokratët me qindra mijëra”, tha Basha.