Skip to content
2 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Politika

Basha thirrje të fortë nga foltorja e Kuvendit: Ejani masivisht në protestë, i hapim rrugë një qeverie antimafia

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

0

Kryedemokrati Lulzim Basha u është drejtuar sot shqiptarëve me një thirrje të fortë nga foltorja e Kuvendit për të qenë të gjithë bashkë, pjesë e protestës së 27 janarit, para Kryeministrisë.

“Doja shumë në këtë sallë të flisja për investime por në vend investime nuk ka, investitorët janë përzënë me dajak nga banditët e Ramës për tju rrëmbyer pronat, kapitalin dhe janë zëvendësuar me kriminalet nga Shullazi te Lul Berisha me një qëllim. E vetmja politikë ekonomike është grabitja e pasurisë nga Rama dhe banda e tij, pasurim i Ramës mes grabitjes së aferës së inceneratorëve”- tha Basha.

Basha numëroi me radhë të këqijat që kjo qeveri i ka sjellë e po i shkakton përditë vendit.

“Rendi dhe siguria janë në përkeqësim nga dita në ditë, banditët e linë të lirë rrugëve, po luftojnë nëpër rrugë e sheshe për të larë hesape e për të zgjidhur konkurrencën.  Nëse nuk largohet Rama do prodhojë vetëm shkatërrim për vendin dhe familjet tuaja. Ky kryeministër ndihet më mirë mes kriminelëve sesa mes familjes së tij.  Nuk mund tja lëmë në dorë fatin e fëmijëve”- tha Basha.

Basha u bëri thirrje me radhë, nënave, të rinjve, të sëmurëve, biznesit të vogël, gjithë shqiptarëve të bëhen pjesë e protestës.

“Ne kemi bërë diçka të qartë, është koha të bashkohemi, të ngrihemi e të qëndrojmë së bashku, si njerëz që i kemi jetët të lidhura me njëri tjetrin, për një shoqëri ku ka drejtësi të barabartë për të gjithë. Asnjë qeveri nuk i ka rezistuar popullit të bashkuar, sado e korruptuar dhe në aleancë me krimin. Ju siguroj se nëse bëhemi mijëra në sheshet e vendit e keqja do largohet, nuk ka asnjë alternativë, e vetmja është forca e njerëzve që bëhen bashkë për të mirën, lirinë, dinjitetin, të ardhmen. Të gjithë pa përjashtim ejani të shtunën dhe deklaroni refuzimin, distancimin, mospranimin e të keqes, bashkohuni me mijëra të tjerë, për ti hapur rrugë një qeverie antimafia, ejani ta mundim mallkimin se nuk bëjmë dot Shqipëri si gjithë Evropa”- tha Basha.

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: Berisha paralajmërim socialistëve: Ku do të futeni me 27 janar, ikët që sot…
LAJM PAS: Debate në KLD, ministrja e Drejtësisë Gjonaj kërkon “kokën” e 10 gjyqtarëve

TË FUNDIT

“O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim
  • Aktualitet

“O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim

3 hours ago
Kryebashkiaku dënohet me 6 muaj burg për falsifikim por dënimi i konvertohet në 40 orë sherbim prone…
  • Aktualitet

Kryebashkiaku dënohet me 6 muaj burg për falsifikim por dënimi i konvertohet në 40 orë sherbim prone…

5 hours ago
“Shpejt fillojmë në Shkodër te Ura e Bunës”, projekti i molove, Benet Beci: Në Zogaj presim montimin e platformës pluskuese
  • Aktualitet

“Shpejt fillojmë në Shkodër te Ura e Bunës”, projekti i molove, Benet Beci: Në Zogaj presim montimin e platformës pluskuese

9 hours ago

TË FUNDIT

  • “O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim
  • EMRAT – Gjykata Kushtuetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetares të vet, ja cilët janë kandidatët…
  • NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?
  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 47 vjeçari nga Shkodra, qarkullonte me armë pa leje në lagjen “Sarreq”…
  • “Për një gjuhë shqipe të përbashkët”, Primo Shllaku dhe Blerta Kraja dy shkodranët që po mbledhin firmat…
  • Kryebashkiaku dënohet me 6 muaj burg për falsifikim por dënimi i konvertohet në 40 orë sherbim prone…

TË FUNDIT

“O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim
  • Aktualitet

“O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim

3 hours ago
EMRAT – Gjykata Kushtuetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetares të vet, ja cilët janë kandidatët… Gjykata Kushtetuese e Shqiperisë
  • Aktualitet

EMRAT – Gjykata Kushtuetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetares të vet, ja cilët janë kandidatët…

3 hours ago
NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?
  • Aktualitet

NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?

3 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 47 vjeçari nga Shkodra, qarkullonte me armë pa leje në lagjen “Sarreq”…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 47 vjeçari nga Shkodra, qarkullonte me armë pa leje në lagjen “Sarreq”…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.