Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ambasadori Gjerman në Tiranë, ai i Britanisë së Madhe dhe e ngarkuara me punë e ShBA, Leyla Moses-Ones kanë shkuar në selinë e Partisë Demokratike, për tu takuar me kryedemokratin, Lulzim Basha.
Në përfundim të takimit, e ngarkuara me punë e SHBA, Leyla Moses-Ones, nuk pranoi të bënte komente rreth asaj çfarë diskutoi me Bashën. E pyetur nga gazetarët ajo ka thënë thjesht: “Takimi ishte privat, nuk kam komente.”.
Bashkë me të në takim tek Lulzim Basha ishin edhe ambasadori i BE-së, ambasadori i Gjermanisë dhe i Britanisë.