Skip to content
16 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Basha po negocion shitjen e postit të kryetarit të partisë për disa milionë euro

ShkodraWeb 9 August, 2017
bashram2
Nga Kastriot MYFTARAJ
Të gjithë mendojnë për Lulzim Bashën atë që tha Astrit Patozi se në këto ditë gushti është duke shijuar pushimet, pa pyetur për gjendjen katastrofike në të cilën e ka lënë partinë në të cilën është kryetar. Por kjo është pjesërisht e vërtetë. Basha është vërtet me pushime, por gjatë tyre është duke u marrë intensivisht me punë partie.
Basha është personi më i vetëdijshëm për gjendjen në të cilën e ka sjellë PD-në. Nuk mund të thuhet se ai nuk ndjehet keq në pozitën e kryetarit të dështuar të partisë të cilën e ka shpënë nga humbja në humbje. Basha Basha është një qënie njerëzore, dhe sado i papërgjegjshëm që të jetë, ai nuk mund të mos e përjetojë të qenët kryetar humbës, si një përvojë të rëndë, shumë stresuese. Basha e kupton më mirë se të gjithë labirintin absurd ku ka hyrë duke u bërë kryetar i PD-së. Ai është i vetëdijshëm që pozita e tij do të bëhet edhe më absurd dhe më stresuese, pas humbjeve të sigurta në zgjedhjet e ardhshme vendore, në 2019 dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në 2021.
Basha do të donte të gjente një rrugëdalje nga kjo gjendje absurde. Ai do të ishte i gatshëm ta dorëzonte postin e kryetarit të partisë, dhe me këtë edhe partinë, por me dy kushte. Pikësëpari ai do të donte që të kishte garanci se nuk do të dënohej për veprimet e kundërligjshme që ka bërë në të kaluarën e tij si pushtetar. Gjithashtu, Basha do të donte që të nxirrte ndonjë përfitim financiar të fundit nga dorëzimi i postit të kryetarit. Pra, Basha është i gatshëm ta shesë postin e kryetarit të partisë.
Sa për procedurën e shitjes së postit, ky është një problem që mund të menaxhohet aq më tepër që ata të cilët do ta blenë postin e kryetarit e me këtë edhe partinë, do të investojnë para të madhe në këtë operacion. Do të sajojnë paraprakisht një pasardhës të Bashës, duke i bërë publicitet të madh në media. Do të sajojnë një kuvend (kongres) të partisë me delegatë të paguar. Pastaj, kur Basha të japë dorëheqjen do të bëhen zgjedhje në parti për kryetarin e ri ku do të fitojë njeriu i përzgjedhur paraprakisht për zëvendësues i Bashës.
Pas ofertës që i është bërë Bashës nuk qëndron Edi Rama. Ky i fundit është i kënaqur me partneritetin me Bashën që pas marrëveshjes së majit. Ramës i vjen për mbarë ta ketë Bashën si vasal politik. Por në lojë ka hyrë Erion Veliaj, i cili ka aktivizuar mbështetjen ndërkombëtare që ka, si dhe disa biznismenë pranë tij, për t’ ia blerë Bashës partinë dhe për të prishur kombinacionin Rama-Basha. Veliaj kërkon ta përdorë PD-në kundër Ramës.
Bashës tashmë i është bërë oferta dhe në këto ditë të nxehta gushti po bën negociata për këtë gjë, në ndërkohë që po bën pushimet. Basha dëshiron ta shesë postin e kryetarit të partisë dhe me këtë edhe partinë që para zgjedhjeve vendore të vitit 2019, kuptohet me çmim më të lartë. Nuk dihet sesi do të përfundojë kjo histori, por një gjë është e sigurt: PD është në shitje./Shkruar për CityNews

Post navigation

Previous: (+16) Video/ Skena erotike pas shpines se spikeres ne BBC, video behet virale ne rrjet
Next: “Cifti i shekullit” nuk do te shkoje ne divorc, po mendojne ribashkimin

TË FUNDIT

makiaveli protesta 2026

ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë…

ShkodraWeb 9 June, 2026
protesta berisha burg shkoder 2026

VEZHGIMI – Berisha “i shpëton” burgut në protestën e flamingove në Shkodër, “u burgos” vetëm Edi Rama…

ShkodraWeb 7 June, 2026
ylli manjani zverneci 2026

NGA YLLI MANJANI – Protesta e Zvërnecit dhe protesta e Tiranës nuk janë e njëjta gjë…

ShkodraWeb 2 June, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • NGA PAUL TEDESCHINI – Edi Rama e preu n’ besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun 16 June, 2026
  • NGA ROMEO GURAKUQI – Çdo presion për dorëheqje, përbën shkelje të rëndë të ligjit, edhe përgjegjësi penale 15 June, 2026
  • Surpriza më e madhe e Botërorit, debutuesit e Kepit të Gjelbër ndalin në barazim Spanjën pretendente 15 June, 2026
  • NGA BARDH SPAHIA – Triumfi i së Vërtetës mbi Propagandën e Kalbur, Shkodra ka boll probleme por ka dinjitet 15 June, 2026
  • “Një sistem i korruptuar, zgjedh të intimidojë…”, Prokuroria njoftoi dërgimin për gjykim, reagon Alban Thika 15 June, 2026
  • OPINION – Deputetja Marjana Koçeku, në mes ligjit dhe moralit për pozicionimin e saj publik… 15 June, 2026
  • Dyshohet i implikuar në një vrasje në vitin 2020, 45- vjeçari i ekzekutuar sot i shpëtoi një atentati 3 muaj më parë 15 June, 2026
  • Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq administratorin e një kompanie private, mashtroi të huajt me programe studimi 15 June, 2026
  • Aksident fatal në Rrugën e Kombit, gruaja nga Kosova përplaset nga makina sapo zbriti nga autobusi 15 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026…

ShkodraWeb 16 June, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026…

ShkodraWeb 16 June, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026…

ShkodraWeb 16 June, 2026
rama marjana paul tedeschini

NGA PAUL TEDESCHINI – Edi Rama e preu n’ besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun

ShkodraWeb 16 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | MoreNews by AF themes.