Skip to content
8 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Basha pergjigje Rames: Peshku i madh dhe…i madhi fare

ShkodraWeb 18 October, 2017
basharama840

Nga Lulzim Basha

Prej dy ditësh shqiptarët janë ballafaquar me disa fakte të thjeshta dhe të kuptueshme nga të gjithë: antimafia italiane ka prova ligjore të trafikut të drogës dhe armëve të kryer nga një bandë kriminelësh shqiptarë të ndihmuar direkt nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtues e oficerë të policisë.
Të njëjtën akuzë ka bërë edhe oficeri i policisë Dritan Zagani me fakte dhe prova që prej dy vitesh. Të njëjtën akuzë i kanë përsëritur Edi Ramës edhe disa përfaqësues të qeverive të huaja, sikurse më kanë informuar edhe mua si kryetar i opozitës.

Edhe përballë këtyre fakteve Edi Rama sillet si përherë: i pafytyrë dhe gënjeshtar patologjik, i bindur se do ja hedhë duke mohuar e mohuar e mohuar.
Por është e vështirë tashmë të mohosh atë që e di gjithë bota: se Saimir Tahiri është bashkëpunëtor, mbrojtës dhe përfitues i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës dhe armëve.

Dosja Habilaj-Tahiri e drejtësisë italiane ju tregon shqiptarëve dhe mbarë Europës, sesi krahu i djathtë i Edi Ramës është kapur në flagrancë në trafik droge, se si krejt shteti është kalbëzuar dhe është vënë në shërbim të trafikantëve.

Shqiptarët që në shumicë mezi mbyllin muajin shohin sesi trafikanti blen 9 mijë euro varësen për familjarët e ministrit të tij, se si Tahiri, kampioni i Ramës, merr 30 mijë euro për një ngarkesë, dhe se ka bërë të paktën 5 milionë euro në muaj.

Ndërkohë që ky skandal ka tronditur nga themelet Rilindjen, ka provuar kauzat e drejta të Opozitës dhe e ka nxjerrë Edi Ramën lakuriq para mbarë opinionit, ky vetë nuk ka kurajën të mbajë as më të voglën përgjegjësi, por vazhdon avazin e vjetër se fajin e ka opozita.

Edi Rama as nuk turpërohet, as nuk përgjigjet, as nuk mban përgjegjësi për një arsye të thjeshtë dhe të kuptueshme: Sepse është ai pas Saimir Tahirit, është ai pas çdo Habili, është ai pas çdo shefi policie që ka ngarkuar thasët me drogë.

Ai si askush tjetër ka përfituar nga qindra milionë euro që erdhën nga droga dhe kanabizimi i krejt vendit, sepse i duheshin për të blerë votat dhe për të mbajtur pushtetin.

Shqiptarët e dinë tashmë, opinioni publik, dhe media ende e pakapur e ka kuptuar. Ndërkombëtarët po ashtu: as krimi, as trafiku i drogës, as përfshirja në to dhe as ndarja e pushtetit me kupolën mafioze, nuk mund të bëheshin pa dijeninë, lejen dhe mbrojtjen e Ramës. Ai është faktuar sot si peshku më i madh. Ndaj Rama duhet të largohet. Ai duhet të japë llogari para drejtësisë.

[democracy id=”4″]

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Carlo Bollino: Habilaj, Shteti që thërrmohet nën ato 416 faqe
Artikull pasardhës: Nga nje studio ne tjetren, mbreme gazetari i njohur rrezikoi jeten…

TË FUNDIT

policia naten shkoder

Tentoi grabitjen e një filali të Postës Shqiptare dhe një marketi brenda 15- minutave, akoma në kërkim në Shkodër…

ShkodraWeb 6 February, 2026 0
balluku belinda 2026

I PLOTË – Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Ramës, zbardhet vendimi për pezullimin e Ballukut…

ShkodraWeb 6 February, 2026 0
bardh spahia onid bejleri 2026

PËRBALLJA E DEPUTETËVE – Bejleri i PS- së i përgjigjet Spahisë së PD- së duke i drejtuar disa pyetje…

ShkodraWeb 2 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur… 7 February, 2026
  • Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë 7 February, 2026
  • VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova… 7 February, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Tentoi të grabisë një filal të Postës dhe një market, arrestohet 24- vjeçari nga Shkodra 7 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • Tentoi grabitjen e një filali të Postës Shqiptare dhe një marketi brenda 15- minutave, akoma në kërkim në Shkodër… 6 February, 2026
  • I PLOTË – Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Ramës, zbardhet vendimi për pezullimin e Ballukut… 6 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia vijon marshimin, kalon edhe Vorën, kuqeblutë presin të qetë ndeshjet e tjera të ndjekësve… 6 February, 2026
  • Qeveria emëron Kryeinspektor i Përgjithshëm ish- deputetin e PD, paraardhësi emërohet prefekt… 6 February, 2026
  • FOTO+EMRI – Arrestohet 19 vjeçari nga Shkodra, iu gjetën në banesë 164 mijë euro të dyshuara false dhe municion 6 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elseid hysa lazio

Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
distria krasniqi 2026

Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
jurgen karaj gjetja 2026

VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
minuta e fundit

MINUTA E FUNDIT – Tentoi të grabisë një filal të Postës dhe një market, arrestohet 24- vjeçari nga Shkodra

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.