Skip to content
10 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

Basha nga Shkodra: Ajo që nisi me Kukësin s’do ndalet, pranvera nisi mbarë…

ShkodraWeb 2 April, 2018
basha2prillShkoder

Në përkujtimoren e “2 prillit”, Lulzim Basha deklaroi nga Shkodra, se “ajo që nisi në Kukës nuk do të ndalet derisa tirania e krimit të rrëzohet”. Kreu demokrat foli nga Shkodra në përkujtimin e ngjarjes së 2 prillit 1991, ku mbetën të vrarë 4 persona.

“Ky është muaji ku maska e Edi Ramës ka rënë tek shqiptarët. Këto janë aktet e fundit të një grabitqari e mashtruesi pasi vjedh përbuz e tallet me popullin e tij. Unë i them sot nga Shkodra, se i ka bërë hesapet gabim, i them sot nga Shkodra se ajo që nisi në Kukës, nuk do të ndalet dhe nuk ka për të ndaluar derisa tirania e krimit të rrëzohet. Populli i Kukësit i dha përgjigjen e merituar, ai ishte reagimi i njerëzve që nuk munden më të pranojnë taksat e rritura, kërbaçin dhe haraçin e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish që pasurohen mbi gjakun e tyre. Le të jetë ky një fillim i mbarë iu pranverës që po vjen.

Detyra e madhe e PD-së dhe gjithë njerëzve të thjeshtë e të ndershëm është të shkëpusim njëherë e mirë lidhjet e politikës me krimin. Një Parti Demokratike e çliruar nga korrupsioni nga oligarkët, ka vetëm një interes, interesin enjerëzve të shkodranve dhe të shqiptarëve. Zotohem në këtë altar të lirisë sot se gjithë çfarë kemi denoncuar si opozitë as nuk do ti falim as nuk do ti harrojmë kur të vijë ora e përgjëgjësisë së pushtetit, nuk do të falim askënd që ka bashkëpunuar me krimin, që ka vjedhur dhe grabitur shqiptarët. Nuk do të ketë pushtetarë, nga kryeministri deri te punonjësit më të thjeshtë të administratës që nuk do të japë llogari”, ka thënë Basha.

Basha tha se vendi nuk do ketë perspektivë ekonomike nëse nuk çrrënjosen të ashtuquajturit sipas tij oligarkë të cilët kanë kapur ekonominë shqiptare. “Këta kanë ndërtuar një sistem ku një grup i strukturuar kriminal, politikanë oligarkë, kriminelë kanë kapur shtetin ekonominë dhe gjithë Shqipërinë. Nëse nuk çmontohet ky sistem kriminal Shqipëria merr fund, ekonomia shqiptare po vdes nga droga, koncesionet korruptive, borxhi dhe grabitja e pasurive natyrore. Vendi nuk ka asnjë perspektivë ekonomikë”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Tragjedi në dasmë, helmohen 173 të ftuar
Artikull pas: Procedohen 8 persona pas protestës në Tiranë, tentuan të hyjnë në Drejtorinë e Policisë

TË FUNDIT

tryeze reformimi rtsh 2025
  • Aktualitet

FOTO – Diskutimi i sfidave aktuale me të cilat përballet RSTH dhe ndërtimi i një vizioni të qartë për të ardhmen

ShkodraWeb 9 July, 2025
lezhe kohe e keqe 2025
  • Aktualitet

VËMËNDJE – Bashkia Lezhë paralajmërim për kushte të rrezikshme detare në bregdetin e saj për disa ditë…

ShkodraWeb 9 July, 2025
spitali rajonal shkoder
  • Aktualitet

E RËNDË – Dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Shkodrës 42- vjeçari, policia jep informacionin e parë…

ShkodraWeb 9 July, 2025

TË FUNDIT

  • OPINION – “Të gjithë bashkëvuajtës, të gjithë bashkëfajtorë”, shprehja epike që vlen edhe për turizmin… 9 July, 2025
  • FOTO – Diskutimi i sfidave aktuale me të cilat përballet RSTH dhe ndërtimi i një vizioni të qartë për të ardhmen 9 July, 2025
  • Ndahet nga jeta mjeku i njohur, “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe, mesazhi i kryebashkiakut Marinaj 9 July, 2025
  • Si mund të ndërtojmë një kulturë etike në redaksitë e Shkodrës, hapa praktikë drejt vetërregullimit profesional 9 July, 2025
  • VËMËNDJE – Bashkia Lezhë paralajmërim për kushte të rrezikshme detare në bregdetin e saj për disa ditë… 9 July, 2025
  • E RËNDË – Dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Shkodrës 42- vjeçari, policia jep informacionin e parë… 9 July, 2025
  • VIDEO – Arrestohen babë e bir në Drisht të Shkodrës, iu kapën 114 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa 9 July, 2025
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publike, banorët e Thethit përplasen me policinë, pezullohen shembjet… 9 July, 2025
  • VIDEO – “Vllaznia e kalon turin”, ndeshja për Conference League, trajneri Edi Martini del para gazetarëve 9 July, 2025
  • NGA LUTFI DERVISHI – Lamtumirë, Kapiten…! 9 July, 2025
  • “Jam pranë familjes Anamali në këto momente të vështira”, kryebashkiaku Beci reagon për vdekjen e 51- vjeçarit 9 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 9 korrik 2025… 9 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

turizmi-shqiperi
  • Kryesore

OPINION – “Të gjithë bashkëvuajtës, të gjithë bashkëfajtorë”, shprehja epike që vlen edhe për turizmin…

ShkodraWeb 9 July, 2025
tryeze reformimi rtsh 2025
  • Aktualitet

FOTO – Diskutimi i sfidave aktuale me të cilat përballet RSTH dhe ndërtimi i një vizioni të qartë për të ardhmen

ShkodraWeb 9 July, 2025
tonin marina zymer kurtaj 2025
  • Kryesore

Ndahet nga jeta mjeku i njohur, “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe, mesazhi i kryebashkiakut Marinaj

ShkodraWeb 9 July, 2025
etika ne media 2025
  • Kryesore

Si mund të ndërtojmë një kulturë etike në redaksitë e Shkodrës, hapa praktikë drejt vetërregullimit profesional

ShkodraWeb 9 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.