Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Basha në armiqësi totale me antarësinë e PD”, Berisha rikthehet në selinë blu: Nxorri armët jashtë me makinën e tij

ShkodraWeb 9 January, 2022
sali berisha seli pd 9 janar

Ish-kryeministri Sali Berisha një ditë pas protestës së dhunshme të 8 Janarit është kthyer sërish në selinë blu për të dhënë një deklaratë për mediat. Berisha i shoqëruar nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, ai ka falënderuar pjesëmarrësit në tubimin e thirrur prej tij.

Ai ka akuzuar policinë e shtetit se përdori gaz lotsjellës për të larguar protestuesit, ndërkohë që u shpreh se: “protestuesit i hapën dyer të blinduara të Lulzim turpit”.

“U faktuan shqiptarëve se Lulzim Brava është sot një armik po kaq i egër, një fytyrë po kaq mizore ndaj dhe për demokratët shqiptarë. Erdha sot këtu për të falënderuar ata dhjetëra mijëra protestues që erdhën dhe u mblodhën nga të gjitha anët e Shqipërisë, të cilët në një mision historik të mbrojtjes së pluralizmit politik, sakrifikuan dhe u larguan pasi hordhi narkobanditë me uniformë përdorën sasi toksike gazi kundër atyre dhe se pavarësisht nga këto u konstatuan dyert e blinduara, i hapën.

Prania tonë këtu është një zotim se asgjë nuk mund të pengojë dhe ndalojë konsolidimin e pluralizmit politik. Asgjë nuk e ndalon mbizotërimin e shumicës. Asgjë nuk mund të pengoje këtë revolucion paqësor në realizimin e objektivave historike të tij”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj Lulzim Bashës se brenda selisë së PD kishte armë dhe këto armë u nxorën jashtë me makinën e tij.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD, një ditë pas protestës, Berisha po ashtu u shpreh se Basha hartoi listën e demokatëve që duhet të arrestoheshin.

“Pra Basha është sot në armiqësi të plotë dhe totale me të gjithë anëtarësinë e PD, me të vdekur dhe të gjallë të kësaj partie.

Ka ndenjur mbrëmë deri në mëngjes duke bërë listat e demokratëve që donte të arrestoheshin. Ka fshehur vrasësit në seli. Të dhëna të sigurta Basha ka nxjerrë armët e tyre me mjetin e tij, që në rast se policia do të hynte të mos gjendeshin banditët e armatosur që ka brenda”, tha Berisha.

Berisha nuk dha datë për protestën e radhës, por u shpreh i sigurt se ajo do të zhvillohet ndërsa tregoi edhe arsyet se pse e mbyll tubimin.

“Thjesht ishte gazi që hodhën sasira toksike dhe që njerëzit ishin të shtrirë nga helmimi. Në betejë ka edhe tërheqje kur përdoren lëndë toksike. Por unë isha këtu, vazhdova, hodhën gaz tek mua, por përkundrazi kjo më motivon më shumë për të triumfuar”, tha Berisha.

Post navigation

Previous: EMRAT – Cilët janë personat e arrestuar dhe proceduar për protestën para Partisë Demokratike, mes tyre shkodranë…
Next: “PD do të ringrihet më e fuqishme pas dhunës nga Berisha”, Basha: Duhen larguar dinozaurët politik të tranzicionit

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.