I ftuar në emisioni Opinion kryetari i “Opozitës” Lulzim Basha është shprehur se me intervistën e djeshme të ish kryeministri Sali Berisha ka dal qartë se kush e drejton realisht Partin Demokratike. Basha tha se unë këshillohem me Berishën, po vendimet dhe peshën për vendimet e mbaj unë përsipër.
“Pa dyshim që ai ka një rëndësi të madhe si themelues i Partisë Demokratike. Keni katër vjet që bombardoni opinionin publik se kush i merr vendimet në PD. Keni ngritur skenarë dhe pyetje që vijnë nga kundërshtarët e mi politikë. Por në fund jam unë që marr peshën e vendimeve që i takojnë kryetarit të Partisë Demokratike. Të paktën pas ditës së djeshme kjo pyetje ka marrë një përgjigje definitive”u shpreh Basha.