Kryetari i PD, Lulzim Basha ka komentuar rrjedhjen e votave nga PD gjatë votimit për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Gramoz Ruci. I ftuar në emisionin ‘ Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në Neës24, Basha tha se nuk e di çfarë ka ndodhur, pasi nëse do të kishte identifikuar personat që votuan në favor të Gramoz Rucit do ishin përjashtuar.
“Nuk e di çfarë ka ndodhur. Ishte një investim i hapur kundër opozitës, pasi mazhorana i kishte votat. Nuk kemi prova nëse janë manipuluar apo shitur votat. Nuk i kam identifikuar kush janë personat që votuan pro Gramoz Rucit se ndryshe do i kisha përjashtuar. Thelbi nuk është ky, por një makinacion i tillë ka marrë vëmendjen”- tha Basha.