Basha mbledh kryetarët e 71 degëve në selinë e PD- së, zbulohet slogani i zgjedhur për Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit…

Ditën e sotme në orën 16.00, kryetari i PD Lulzim Basha ka thirrur në një takim kryetarët e 71 degëve të PD.

Kolegji i kryetarëve pritet të ketë në qendër të diskutimeve çështje që lidhen me organizimin e Kuvendit Kombëtar të PD në 18 dhjetor. Kjo është data që u vendos me 2/3 e votave të kryesisë së PD.

Thirrja e Kuvendit Kombëtar u propozua nga kryetari Basha, pas refuzimit të mbështetësve të zotit Berisha për të verifikuar sipas statutit firmat e mbledhura prej tyre për thirrjen e Kuvendit.

Basha është treguar i vendosur në qëndrimin e tij për të mos njohur ato që i quajti “struktura paralele”. Motoja e Bashës për 18 dhjetorin është: “1 Parti, 1 Kuvend”.


Open

Close