
Kreu i PD, Lulzim Basha, pas publikimit të videos ka reaguar edhe një herë, ku tha se kjo është një video që tregon se shteti është në duart e krimit. Basha bëri një paralajmërim Xhafës dhe Ramës, dhe tha se nëse ata do të bënin dhe një hap do të merrnin përgjigjen e merituar nga opozita dhe populli.
Pjesë nga deklarata
Ja pse shteti është vërsulur për të kapur dëshmitarin. Ja pse kanë ushtruar 72 orë terror, ja pse Fatmir Xhafaj nuk largohet dot nga posti i tij.
bardhi basha alibeaj salianji
Kjo tregon se Agron Xhafaj është një nga kokat e trafikuar të drogës. Largimi në kohë rekord, dhe terrori ndaj dëshmitarit, por këto do të ishin të pamundura nëse Xhafaj nuk do të ishte Ministër i Brendshëm.
Xhafaj është në krye të ministrisë, pasi do të vijojnë me skenarin e tij mafioz.
E paralajmëroj sot Ramën dhe Xhafën, se për çdo hap që do ta marrin për të rrëmbyer dhe terrorizuar, do të marrin përgjigjën më të ashpër nga PD, opozita dhe nga populli. I paralajmëroj sot, larg duart nga personi dhe terroi mafioz nga dëshmitarit. Dëshmia tronditëse dhe gjithçka tjetër që po bëjnë, janë provat e tjera që po jetojnë një shtet të kriminalizuar. Vendi sot ndodhet në duart e krimit të organizuar.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!